Siguria kibernetike/ Çuçi: Kemi barrën e madhe të garantimit të të dhënave

Ditën e sotme po mbahet Konferencën “Sfidat e sigurisë kibernetike në Shqipëri”. Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi gjatë fjalës së tij tha se vendi ynë ka ‘nxjerrë mësim’ pas sulmeve kibernetike.

“Problemi më akut është dhe do të vijojë të jetë gjatë, siguria e inflamacionit dhe mbrojtja nga sulmet kibernetike. Siguria vjen e para dhe ky është çmimi që duhet të paguajmë”, tha ai.

Ai tha se Policia e Shtetit ka barrën e madhe që të ketë të gjitha kapacitetet e nevojshme për të garantuar të dhënat e qytetarëve.

“Kjo është në vetvete një sfidë e vazhdueshme me modernitetin, sfidë me të cilën do duhet të përballemi. Njësoj siç kemi rendur vazhdimisht për t’i bërë sistemet tona me eficente për t’u kursyer kohën qytetareve, kemi barrën e madhe të ngremë të gjitha kapacitetet e nevojshme për të garantuar të dhënat. Për t’i shërbyer sa më mirë qytetarëve, por edhe për të ndihmuar institucione të tjera në vend si ato të drejtësisë, Policia e Shtetit ka ardhur vazhdimisht duke u modernizuar përmes adaptimit të tenkologjisë dhe sistemeve inovative.” – u shpreh ministri. 

Ai u shpreh i binndur se edhe vende të vogla si vendi ynë  të bëjnë kapërcime epokale vetëm përmes shfrytëzimit të avantazheve që krijon teknologjia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *