Shtyhet afati i regjistrimit për klasat e para, ja kur nis viti i ri shkollor

Ministria e Arsimit ka njoftuar data të tjera në lidhje me regjistrimin për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta.

Mësohet se sistemi i regjistrimit do të hapet më 15 gush, ndryshe nga sa ishte paralajmëruar për periudhën 4-24 korrik. Nxënësit do të kenë mundësi të aplikojnë online përmes sistemit e-Albania, ku pritet që viti i ri shkollor të nisë në 12 shtator.

Kujtojmë se sulmi kibernetik ka bërë që prindërit ta kishin të pamundur regjistrimin e fëmijëve në shkolla përmes portalit, në afatin e para caktuar nga ministria.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *