“Shtëpia e barit” në Fier, jepet vendimi për tre të arrestuarit

Gjykata e Fierit ka lënë në burg 44-vjeçarin nga Dermenasi, i cili u arrestua dy ditë më parë pasi kishte përshtatur vilën e tij në ‘shtëpi bari’. Seanca gjyqësore është zhvilluar ditën e me prokuror Petrit Vukaj dhe gjyqtar Sonila Hoxhaj. Kjo e fundit pranoi kërkesën ‘arrest me burg’ për pronarin e vilës Erjon Marini, i cili njihej edhe identitetin, Xhevair Gashi.

Po ashtu në burg është lënë edhe faturisti i OSHEE, Klajdi Gremi, 40 vjeç, për veprën penale ‘shpërdorimi i detyrës’. Për elektricistin Behar Fata, 47 vjeç është caktuar masa ‘detyrim paraqitjeje’.

Marini kishte përshtatur vilën e tij për kultivimin e kanabisit, por u zbulua nga policia dy ditë më parë. Në 5 dhomat e katit të parë të vilës ai kultivonte kanabis me llamba elektrike. Ndërsa, faturisti dhe elektricisti i OSHEE e ndihmoi të vidhte energjinë elektrike. Në ‘shtëpinë e barit’ u sekuestruan 181 rrënjë kanabis.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *