“Shtëpi bari” në Britani të Madhe, arrestohet 23-vjeçari shqiptar

Një i ri shqiptar është artestuar në Britaninë e Madhe, pasi u kap duke u kujdesur për bimët narkotike në një “shtëpi bari”.Bëhet fjalë për shtetasin Klajdi Zalli, i cili u kap  mëngjesin e 15 marsit në pronën në Grenfell Town, Bon-y-maen. Oficerët e Policisë hapën me forcë derën e ndërtesës, ndërsa 23 vjeçari tentoi të arratisej përmes kopshtit, por u arrestua nga policët.

Ai u tha atyre se kishte qëndruar dy muaj pa dalë nga ferma e kanabisit.

Gjatë kontrollit, Policia britanike sekuestroi 122 bimë kanabisi me vlerë 5200 paund.

I riu shqiptar tha para gjykatës se ishte detyruar që të të emigronte në Angli, për të fituar të ardhura, në mënyrë që të shlyente borxhin që nëna e tij kishte ndaj një bande në Shqipëri.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *