“Shtatë muaj që s’marrim lekët”, personat me aftësi të kufizuar protestojnë

Personat me aftësi të kufizuara bashkë me të afërmit e tyre   protestuan paraditen e së hënës para bashkisë së Durrësit për të denoncuar për mungesën e mbështetjes financiare për njerzit  me aftësi ndryshe.

Personat me aftësi të kufizuara po përballen me një situatë të rënduar ekonomiko-sociale veçanërisht gjatë këtij viti, kur kriza ekonomike i ka prekur të gjithë, por më së shumti problemet i kanë ndjerë shtresat në nevojë. Të organizuar në shoqatën ”Shpresë për të verbrit”, një grup personash me aftësi të kufizuara dhe familjarë të tyre protestuan paraditen e së hënës para bashkisë së Durrësit për të denoncuar mungesën e mbështetjes financiare nga kjo bashki në këtë kohë të vështirë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *