Shqiptarët me gomone drejt Anglisë, Presidenti Begaj takon ambasadorin britanik; zbardhet biseda

Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me ambasadorin britanik Alastair King-Smith ku kanë diskutuar në lidhje me marrëdhëniet mes dy vendeve.

Me anë të një postimi, Begaj shkruan se ka theksuar rëndësinë e iniciativave të përbashkëta për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve shqiptarë, veçanërisht të rinjve. Më tej, ai thekson se është moment për investime konkrete për përmirësimin e zonave veriore të vendit për të krijuar premisa për një lëvizje dhe emigracion të rregullt.

“Zhvillova sot një takim me Ambasadorin britanik Alastair King-Smith, me të cilin biseduam për nevojën e rritjes dhe forcimit të marrëdhënies midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, në kuadër dhe të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve dypalëshe. Gjatë takimit, theksova rëndësinë e iniciativave të përbashkëta që i vijnë në ndihmë qytetarëve shqiptarë dhe në mënyrë të veçantë të rinjve dhe mbështetjes së aspiratave të tyre.

Është momenti për projekte dhe investime konkrete që do të përmirësojnë jetën e banorëve në zonat veriore të vendit dhe do të krijojnë premisat për një lëvizje dhe emigracion të rregullt”, shkruan presidenti Begaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *