Shqetësues numri i rasteve të reja dhe asnjë humbje jete, njihuni me bilancin e Covid-19 në ditën e sotme

Vijon të jetë shqetësues numri i rasteve të reja të Covid-19 në vendin tonë. Edhe pse rastet e reja janë lehtë, 1461 qytetarë rezultuan pozitiv gjatë 24-orëve të fundit.

Gjithashtu nuk ka pasur humbje jete nga virusi.

Njoftimi i MSH:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3190 testime, 1461 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 419 të shëruar në 24 orët e fundit

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3190 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1461 qytetarë, në këto bashki:

562 në Tiranë, 111 në Durrës, 65 në Shkodër, 64 në Vlorë, 53 në Fier, 46 në Elbasan, 45 në Lushnje, 43 në Berat, 39 në Kamëz, 36 në Sarandë, 31 në Gjirokastër, 28 në Lezhë, nga 26 qytetarë në Vau i Dejës, Divjakë, 22 në Korçë, 21 në Kavajë, 19 në Krujë, 18 në Kurbin, 16 në Patos, 14 në Vorë, nga 12 qytetarë në Shijak, Himarë, Kuçovë, nga 11 qytetarë në Mallakastër, Gramsh, 10 në Dimal, nga 8 qytetarë në Dibër, Roskovec, nga 7 qytetarë në Pukë, Kukës, Tepelenë, nga 6 qytetarë në Kolonjë, Skrapar, Poliçan, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Mirditë, Rrogozhinë, Përmet, Devoll, Librazhd, nga 3 qytetarë në Tropojë, Mat, Selenicë, Delvinë, Memaliaj, Pogradec, nga 2 qytetarë në Libohovë, Dropull, Këlcyrë, Maliq, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Klos, Konispol.

Janë 8,930 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 419 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 281,470 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (15 Korrik 2022)

Raste të reja ditore          1461

Të shëruar në 24 orë        419

Të shtruar në spitale          30

Humbje jete në 24 orë         0

Testime ditore                  3190

Testime totale               1,879,129

Raste pozitive                  293,917

Raste të shëruara              281,470

Raste Aktive                        8,930

Humbje jete                         3,517

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          5,256

Durrës                         761

Fier                               729

Vlorë                 476

Shkodër                      357

Berat                            318

Elbasan                        301

Gjirokastër                  238

Lezhë                 184

Korçë                  151

Dibër                     105

Kukës                     54

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *