Shpjegim shkencor/ Pse kur jeni të uritur jeni nervoz

A e vini re ndonjëherë se kur jeni të uritur reagoni shumë keq ndaj njerëzve që ndodhen rreth jush edhe pse ata nuk kanë asnjë faj?

Ky reagim  i papritur është kombinim i urisë dhe zemërimit, dhe ekspertët thonë se ka shpjegim shkencor për të, nuk është vetëm diçka që e keni ju në mendje, por është shumë fizike dhe konkrete.

“Kur ne nuk kemi ngrënë, niveli i sheqerit në gjak ulet”, shpjegon Deena Adimoolam, një profesore e endokrinologjisë, diabetit dhe sëmundjeve të kockave. Kur niveli i sheqeri në gjak ulet, hormonet e kortizolit dhe epinefrinit shtohen në një përpjekje për ta ngritur sheqerin në gjendje normale. Por këto hormone gjithashtu mund të çojnë në nervozizëm, gjë që shpjegon pse jeni aq të acaruar kur nuk keni ngrënë.

Një tjetër hormon, i quajtur Neuropeptide Y, luan një rol shton Dr. Adimoolam. Neuropeptidi Y krijon ndjenjën e urisë kur trupi juaj ka nevojë për më shumë ushqim dhe është gjithashtu i lidhur me agresionin.

“Gjendja e nervozizmit kur jeni të uritur ndryshon nga çdo individ”, thotë Dr Adimoolam. “Por sa më e ulët të jetë sasia e sheqerit tuaj, aq më nervozë do të ndiheni”.

Pjesa më e ndërlikuar është që njerëzit kur përjetojnë këtë ndjesi kanë tendenca të hanë biskota, ëmbëlsira, çokollata ose karamele. Këto ushqime të shpejta do të rrisin sheqerin në gjak, por kanë efekt të padëshirueshëm, sepse do t’ju rrisin sërish nivelin e nervozizmit.

Mënyra më e mirë është të mbani me vete ushqime të shëndetshme si fruta, perime ose kos, të cilat mund t’i konsumoni derisa të keni mundësi të hani vaktin e radhës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *