Shpërthimi në Fushë Krujë, reagon policia: Tritoli u vendos në ambientet e jashtme të mobilerisë, po kërkojmë autorët

Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka tronditur mbrëmjen e sotme Fushë-Krujën.

Uniformat blu bëjnë me dije se tritoli ishte vendosur në pjesën e jashtme të mobilerisë dhe deri më tani raportohet për dëme të mëdha materiale.

Sakaq, policia po heton ngjarjen dhe po punohet për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Njoftimi i policisë:

Fushë Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:40, në aksin rrugor kryesor “Fushë Krujë-Tiranë”, në fshatin Arrameras, në ambientet e jashtme të një ndërtese (mobileri) të marrë me qira nga shtetasi D. C., banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat vijojnë kontrollet në zonë, për kapjen e autorit/ëve.

Në vendngjarje ndodhen drejtuesit vendorë të Policisë dhe grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *