Shpërthimi me tritol i hotelit në Sarandë, shoqërohen në komisariat disa persona

Disa persona janë shoqëruar në komisariat për t’u pyetur nëse kanë dijeni për shpërthimin  me tritol të hotelit ‘Bizant’ pranë shëtitores në Sarandë.

Mësohet se të shoqëruarit janë anëtarë të dy familjeve, Spiro Çambiri dhe Dhimiter Evangjeliu që kishin në pronësi hotelin.

Ndërkohë nga Tirana në Sarandë pritet të shkojnë ekspertë xhenierë, për të përcaktuar llojin e lëndës plasëse dhe sasinë e vendosur në hotel. Shpërthimi i fuqishëm ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa policia thotë se dy bashkëpronarët e hotelit kanë qenë në një proces gjyqësor për pronësinë.

Nga shpërthimi pati dëme të konsiderueshme, që u shkaktuan edhe në banesat dhe bizneset që ndodheshin përreth. Fatmirësisht nga ngjarja e rëndë nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *