Shpërthimi i gazit rrëzon boshtin e minierës, 8 të vdekur, mbi 20 të plagosur

Mbi 20 të plagosur dhe 8 të vdekur janë konfirmuar deri më tani, si pasojë e një shpërthim gazi metani në minierën e qymyrit Soko në Serbinë qendrore.

Bëhet me dije se shpërthimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, duke rrëzuar pjesën e boshtit të minierës.

Shembja ka lënë të bllokuar disa minatorë. Shërbimet e emergjencës kanë dërguar menjëherë katër ekipe mjekësore. Miniera e qymyrit ndodhet në qytetin e banjës së Soko Banjës, ndërsa 20 minatorët e bllokuar janë nga Aleksinaci.

Ky nuk ishte incidenti i parë serioz në minierë , mbas ngjarjes së 1998, ku humbën jetën 29 minatorë pas një shpërthimi gazi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *