Shpërthen në flakë mjeti në “Rrugën e Elbasanit”

Një automjet ka shpërthyer në flakë para pak minutash te “Rruga e Elbasanit”, pranë rreth rrotullimit të Saukut, në Tiranë.

Burime nga policia bëjnë me dije se një defekt në mjet ka shkaktuar zjarrin. Mësohet se forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të shuar flakët.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *