Shpërthen në flakë automjeti në aksin rrugor Tiranë-Elbasan

Një automjet është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Ngjarja ka ndodhur pak çaste më parë në hyrje të tunelit të Kërrabës.

Policia dhe zjarrfikëset janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Burimet bëjnë me dije se drejtuesi e ka braktisur mjetin vetëm pak sekonda para se ai të përfshihet tërësisht nga flakët.

Ndërkohë, nuk dihen ende shkaqet e djegies së mjetit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *