Shpallja non grata e Berishës/ PD: Kongresmenët po kërkojnë prova, ende asnjë përgjigje

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me shpalljen non grata të kreut të opozitës, Sali Berisha.

Këlliçi për A2Cnn shprehet se Kongresi Amerikan ka kërkuar prova për këtë vendim por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

“Anëtarë të komisionit të marrëdhënieve me jashtë kishin informacion të detajuar, kanë pyetur sekretarin e shtetit Blinken dhe ka dërguar dy letra në departament të cilat janë të pa adresuara dhe nuk kanë marrë përgjigje për të bërë transparencë në rastin e zotit Berisha. PD ka ende miq të shumtë në kongres senat e politikën amerikane dhe pjesën dërmuese i ka te partia simotër PR e Amerikës. Diskutimi ka qenë në lidhje me gjendjen e opozitës ku vëmendje të veçantë merr rasti i Berishës ku po kërkohet transparencë mbi provat dhe faktet për vendimmarrjen. Kërkesa është edhe e kongresit amerikan, kongresmenit Lee Zeldin i është drejtuar dashur të marrë përgjigje dhe nuk ka marrë ende sot përgjigje”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *