Shkrumbohet automjeti në Gjirokastër

Një makinë ka shpërthyer në flakë në ecje e sipër e për pasojë është djegur plotësisht.

Burime për median bëjnë me dije se makina është shkrumbuar e gjitha por për fatin e mirë pa pasoja në njerëz

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:02, në lagjen “Granicë”,  Gjirokastër, në ecje e sipër ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “Volvo”, i cili drejtohej nga shtetasi Gj. K., 58 vjeç, banues në Gjirokastër.

Nuk ka dëme në njerëz.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *