Shkroi emrin me gërma të arta në historinë e futbollit, rrëfehet gjyqtarja e Serie A

Nga sezoni 2022-2023, në ekipin e arbitrave të vënë në shërbim të Serie A dhe Serie B është edhe Maria Sole Ferrieri Caputi, gjyqtarja e parë femër në historinë e lëvizjes futbollistike italiane.

E lindur më 20 nëntor 1990 në Livorno, femra e parë që drejtoi një ndeshje të Serie A në jetën e saj alternon pasionin për futbollin me punën si punonjëse në një qendër studimi të ligjit të punës dhe si studiuese në Universitetin e Bergamos. Një trajnim i gjatë akademik për gjyqtaren, e diplomuar fillimisht për Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Pizës, më pas për Sociologji në Universitetin e Firences. Në nivel arbitrimi në futboll, debutimi erdhi në Serie D në nëntor 2015. Me atë rast ajo u thirr për të drejtuar Levico-Atletico San Paolo. Që atëherë e tutje vijoi ngjitja e shkallëve të karrierës deri në Serie A. Në pritje për të ditur se cila do të ishte ndeshja e parë që do t’i besohej, Ferrieri Caputi tashmë kishte hyrë në histori duke drejtuar një ekip të Serie A. Ishte Cagliari, në ndeshjen e Kupës së Italisë 2021-2022 kundër Cittadella. Një ndeshje në të cilën arbitrja ka anuluar tre gola, njëri prej të cilëve me ndihmën e VAR-it. Një paraqitje bindëse që e bëri atë të ngjitej në hierarkinë e arbitrave italianë. Në javën e tetë të Serie A 2022-2023, Ferrieri Caputi arbitroi ndeshjen e parë të karrierës në elitën e futbollit italian.

Femra e parë në historinë e Serie A u zgjodh për të drejtuar ndeshjen mes Sassuolo dhe Salernitana, që përfundoi 5-0 në favor të emilianëve. Në “La Domenica Sportiva”, ajo ka rrëfyer emocionet e debutimit të saj në Serie A, në “Mapei Stadium”: “Ishte e mrekullueshme, për atmosferën që ishte gjatë gjithë ndeshjes dhe në stadium. Tifozët më pritën shumë mirë, pjesërisht ishte një festë.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *