Shkolla e re “Luan Hajdaraga” në Linzë/ Veliaj: Projekt konkret, fëmijët do të përfitojnë arsim cilësor

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka inspektuar punimet në shkollën e mesme “Luan Hajdaraga” në zonën e Freskut, Linzës dhe Qesarakës.

Veliaj tha se kjo shkollë do t’i shërbejë komunitetit pasi është tepër moderne dhe se fëmijët do të përfitojnë arsim cilësor.

Sakaq shtoi se shkolla u ndërtua në kohë rekord, për të qenë gati në shtator brenda 8 muajsh.

“Kjo është një shkollë ultra moderne, ndaj kërkoj mirëkuptimin e prindërve: Mos i torturoni fëmijët duke i çuar në shkolla të largëta. Moto e bashkisë është ‘çdo ditë një punë konkrete’ dhe për sa kohë tregojmë një projekt konkret që i shërben komunitetit, e kemi kryer misionin tonë. Puna konkrete për sot është kjo shkollë, një ndër më të mëdhatë dhe më të bukurat që kemi në Tiranë. Nëse ne u japim fëmijëve arsim cilësor, ky vend do të ecë përpara. Nëse merremi me llafe dhe zihemi për çdo shkollë, atëherë do të bëjmë prapa kthehu. Kur shikoj që në vitin e rinisë kemi hapur kaq shumë shkolla në Tiranë, kemi pasur shumë aktivitete kulturore, artistike me fokus te rinia, do të thotë që politika kur do bën. Fakti që dëshirën tonë për të punuar e kthyem në projekte konkrete, do të thotë se politika e mirë ekziston, siç ekziston gazetaria e mirë, apo biznesi i mirë. Radha tani është të shërbejmë në hapësirat mes pallateve. Vërtet e bëmë rrugën e Dajtit, vërtet mbaruam me kopshtet, shkollat, çerdhet në këtë njësi, por tani do të duhet të fillojmë investimet kapilare në çdo pallat. Njerëzit thonë: mire, shumë e mirë shkolla, kopshti, çerdhja, rruga kryesore, tani dua edhe atë rrugën e lagjes. Kështu që, aty do të jetë fokusi tani që kemi sistemuar pjesën më të madhe të shkollave”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *