Shkodër, çfarë i tha babai të birit para vrasjes (Detaje)

“Ku je, hajde në shtëpi se po errësohet”. Ishte kjo biseda e fundit e Erjon Xhenjes, viktimës së atentatit në Shkodër dhe babait të tij, rreth dy orë para se të ndodhte vrasja.

I ati i viktimës, po shkonte në drejtim të Malit të Zi për t’u furnizuar me karburant, por diçka e ka penguar dhe është kthyer në banesë. Pak me vonë, ai është informuar për ngjarjen e rëndë ku i biri ka mbetur i vdekur.

Gjatë komunikimit të tij me efetivë të policisë, babai u shpreh se djali i tij nuk kishte konflikte , por problemet i kishte nga kurshërinjtë e tij. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në lagjen “Kiras”, ku Xhenje ndodhej në brendësi të një lokali.

Disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të lokalit, duke e lënë të vdekur në vend të riun.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *