Shkodër/ Makina përplas një 8-vjeçar, shoqërohet në polici drejtuesi i mjetit

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në qytetin e Shkodrës pranë urës së vjetër të Bunës.

Një makinë ka përplasur një fëmijë 8-vjeçar. Si pasojë, i mituri është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia shoqëroi në komisariat drejtuesin e mjetit për veprime të mëtejshme hetimore.

Aktualisht, grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30 në aksin rrugor Shkodër -Shirokë, mjeti tip Toyota, me drejtues shtetasin Z. H. 32 vjeç banues në fshatin Postribë, ka përplasur lehtë, shtetasin e mitur Z. K. 8 vjeç, i cili ka marrë plagë të lehta dhe po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.

Vijojnë veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *