Shkelmoi dhe hodhi në det një mace, policia greke arreston shqiptarin. Ministri i Mbrojtjes Civile: Dhuna ndaj kafshëve e papranueshme (Video)

Një i ri shqiptar është arrestuar nga autoritetet greke, shkak u bë një video ku ai shfaqet duke shkelmuar një mace në një tavernë greke dhe më pas e hodhi atë në det.
Ky veprim i shqiptarit ka sjellë reagime të shumta edhe në rrjetet sociale, duke e dënuar atë në mënyrën më të ashpër.

“Pak më parë policia greke arrestoi një person që ka shkelmuar dhe ka hedhur në det një kotele. Dhuna ndaj kafshëve është e papranueshme. Qeveria ka miratuar një ligj të rreptë për të mbrojtur kafshët nga abuzimi, i cili tashmë është në fuqi, por gjithsesi është çështje njerëzimi dhe kulture. Jam thellësisht i trishtuar nga ata që keqtrajtojnë kafshët dhe ata që e tolerojnë atë. I përgëzoj nga zemra ata që e ngritën këtë çështje. Arsyeja tashmë i përket drejtësisë greke”, shkruan ministri në rrjetet sociale.

Sipas mediave greke i riu shqiptar 30 vjeç u arrestua në banesën e tij, pasi u identifikua nga një tatuazh, ndërkohë që ai ka qenë i etiketuar nga autoritete greke për trafik droge.

Ndërkohë në një reagim që ka bërë i riu në rrjetet sociale ka kërkuar falje për atë që ka ndodhur.

“Kërkoj falje për atë që ndodhi dje. Kishim pirë pesë birra të tjera”, thotë ai në një nga videot që ka postuar në Instagram teksa poston foto me kafshë në përpjekje për ta bindur se është dashnor i kafshëve dhe jo abuzues i tyre.

Sipas ligjeve greke dhuna ndaj kafshëve është një vepër penale dhe dënohet me gjobë deri në 50 mijë euro dhe dënim me burg deri në 10 vjet.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *