Shkatërrohet banda kriminale në Greqi/ Mes 22 të arrestuarve edhe një police, bashkëpunonte me kokën e mafies

Mes 22 të arrestuarve nga operacioni i policisë greke për shkatërrimin e bandës kriminale shqiptare që merrej me trafik droge dhe vjedhje e grabitje banesash është edhe një police.

Edhe shqiptari 30-vjeçar Esmin Ferhati që drejtonte bandën është vënë në pranga. Sipas mediave greke, policja kishte marrëdhënie pune me shqiptarin që mbeti i plagosur pasi tentoi të arratisej nga policia.

Mësohet se policja ishte pjesë e aktiviteteve kriminale të bandës shqiptare, duke u dhënë informacion për lëvizjet e policisë në Athinë.

Por misioni i polices dështoiditën e djeshmë, pasi nuk arriti të njoftonte në kohë bandën shqiptare, që nuk arriti t’i fshihej policisë.

Si ndodhi operacioni

Ditën e djeshme, shqiptari dhe një police 35-vjeçare u plagosën gjatë bastisjes së një kampusi të përshtatur për trafik droge në Zografou të Universitetit Kombëtar Teknik të Athinës. I riu shqiptar, ka qenë i shpallur në kërkim më parë për trafik droge, armëmbajtje pa leje si dhe grabitje.

Gjatë operacionit të policisë, oficerja nuk u ndje mirë dhe vendosi të largohej me makinën e saj private dhe më pas u sulmua me kaçavidë nga 30-vjeçari shqiptar.

Për të mbrojtur veten e saj efektivja e policisë qëlloi me armën e shërbimit në këmbë 30-vjeçarin. Incidenti ndodhi gjatë një operacioni policor në konviktet e vjetra të kampusit, të cilat njihen si zona ku rrinë bandat që shpërndajnë drogë dhe plaçkisin shtëpi, veçanërisht në periferitë të zonave të Zografou, Kaisariani dhe Vyronas.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *