Sherri që nisi nga një LIVE në “Tik Tok”, Rifa mori hak për makinën e Butës

Vrasja e Gazmend Hysenit, i njohur me emrin e artit “Strella”, u vra dy net më parë në Ferizaj të Kosovës, nga vëllai i reperit Buta. Pas një sherri të ndodhur në orët e para të mëngjesit në një nga rrugët e rrugët e qytetit, Qendrim Januzi nxorri armën dhe qëlloi për vdekje 30-vjeçarin Hyseni.

Në rrjet, “Tik Tok”, janë zbuluar më shumë detaje se përse mund të ketë nisur përplasja mes tyre, ndërkohë që Policia dhe Prokuroria vazhdojnë hetimet e nuk japin detaje të tjera. Deri më tani, mendohet se shkak për sherrin mes tyre ka qenë një makinë e djegur. Strella mendohet se i ka vënë flakën mjetit me vlerë 70 mijë euro të reperit nga Ferizaj, Betim Januzi, i njohur me nofkën Buta. Mesa duket sherri ka vazhduar dhe Rifa (Qendrimi) ka vendosur që të përballet vetë me personin që i ka shkaktuar dëmin, duke i marrë edhe jetën.

Megjithatë nuk nis këtu. Duket se gjithçka ka marrë incidie nga një live me Kozak Braçin që reperi Feronit Shabani (Fero) ka bërë disa kohë më parë. Teksa fliste për armiqsitë në rrjet, tregoi se Mozzik dhe Buta janë përplasur shumë ashpër dikur, madje përmendi dhe thika. Sipas tij, Mozzik ka qenë i plagosur me thikë, ndërsa përshëndeste në video Strellën.

“E paska grupin e fortë Buta? E ka pas, se ka mo! E përshëndesim Strellën. Kam qenë në spital me Mozzik. Ka qenë 4 herë i therur, e përshëndes Strellën. Për Zotin, Mozzik ka qenë i therur 4 herë, isha me të në spital. Pyete Butën po do. Pyete se ta tregon ai,”-thotë Fero në video. Ndoshta nxjerrja e sekreteve “live” ka rindezur një konflikt në Ferizaj, që duket se ka përfunduar keq.

Si ndodhi vrasja?

Sipas pamjeve të vrasjes që janë bërë virale në rrjet, aty shihet se e gjithë ngjarja ka ndodhur në prani të Policisë të cilët ishin rastësisht në vendngjarje. Uniformat blu i kanë bërë thirrje për të ndaluar, por me të parë uniformat blu 30-vjeçari i ka drejtuar armën duke i kërcënuar. Në tentativë për ta neutralizuar, por edhe për të shmangur rrezikun e kolegëve, një nga efektivët ka qëlluar me armë, duke e lënë të plagosur lehtë autorin e dyshuar i cili po merr trajtim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Aludimet janë të shumta por motivi i vrasjes është ende i paqartë për hetuesit por pritet të mësohet më shumë pasi të merret dëshmia e një personi tjetër që ndodhej me 30-vjeçarin kur ai u qëllua për vdekje. Hetimet kanë nisur edhe për efektivin që plagosi të dyshuarin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *