Sherr pranë rrethrrotullimit të Saukut, 2 persona përfundojnë në spital

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një konflikt me sende të forta ka ndodhur në rrethrrotullimin e Saukut.

Si pasojë, kanë mbetur të lënduar shtetasit M.D dhe S.S, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk dihen shkaqet e këtij konflikti.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

Njoftim i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.03.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, si pasojë e një konflikti janë dëmtuar me mjete të forta shtetasi M. D., dhe S. S., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *