Sherr në Pogradec/ 47-vjeçari goditet me sende të forta, niset me urgjencë drejt Tiranës

Nga sherri i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Pogradec, ka ngelur i plagosur një 47 vjeçar.

Bëhet me dije se shtetasi L.D, banues në Pogradec është goditur me sende të forta nga F.A, 49 vjeç.

47 vjeçari ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Pogradecit dhe më pas është dërguar në Tiranë për mjekim të specializuar.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, për shtetasin F. A., 49 vjeç, banues në Pogradec, pasi mbrëmjen e djeshme në një lokal në lagjen nr. 3, Pogradec, ky shtetas për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta në trup shtetasin L. D. 47 vjeç, banues në Pogradec, i cili pasi ka marrë ndihmën e parë në Spitalin e Pogradecit, u transportua në Tiranë për mjekim të specializuar ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *