Sherr në familje, gruaja qëllon me thikë bashkëshortin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Volos të Greqisë.

Mediat greke bëjnë me dije se një 31-vjeçare ka goditur me thikë bashkëshortin e saj, pas një sherri të ashpër. Mësohet se ai është transportuar me urgjencë në spital ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq, e reja është arrestuar ndërsa pritet zbardhja e plotë e shkaqeve që çuan në plagosjen e rëndë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *