Shenjat e zodiakut që nuk do të kalojnë një fundvit të mirë

Pak ditë më parë mësuam se cilat shenja të horoskopit do të kalojnë pushime të bukura me të dashurit e tyre. Tani është koha për të parë se cilët përfaqësues të shenjave të horoskopit do ta kenë të vështirë gjatë pushimeve. Melankolia, pengesat, vështirësitë për t’u marrë vesh, shenjat e mëposhtme i përjetojnë të gjitha në shkallën më të lartë.

Dashi
Nevoja juaj për të folur hapur dhe sinqerisht është e madhe. Ju dëshironi të shpreheni saktësisht se si ndiheni dhe e dini shumë mirë që reagimet do të jenë intensive. Atmosfera e festave do jetë dinamike dhe plot keqkuptime dhe përballje me njerëzit e dashur. Në të njëjtën kohë, lodhja tashmë po ju troket në derë dhe gjatë pushimeve do të bëhet shumë më e madhe, ndaj bëni kujdes. Planifikoni siç duhet detyrimet tuaja.

Gaforrja
Puna bëhet fokusi, aq sa të “tërheq” gjithë energjinë. Nëse dëshironi të mos ju kaplojë stresi dhe të kaloni disa momente me të dashurit tuaj, organizoni orarin tuaj në mënyrë që të arrini të relaksoheni në një moment. Disa ditë do të jenë dukshëm më të vështira se të tjerat, por tani është një moment i mirë për të vendosur kufij dhe orar, në mënyrë që pushimet të ndjehen më pak të stresuara dhe të zymta.

Luani
Egoizmi dhe kokëfortësia juaj janë në maksimum dhe kjo nuk i pëlqen të dashurit tuaj. Nuk jeni të gatshëm të bëni asnjë lëshim dhe kjo nuk është gjëja më e mirë. Kujdesuni edhe për miqësitë tuaja, sepse ato janë në provë. Mendoni me shumë kujdes për fjalët tuaja dhe nëse diçka ju ka shqetësuar, shprehuni me edukatë dhe respekt.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *