Shehaj për mandatin e ministres Xhaçka: Të hetohet nga SPAK, ka shkelur rëndë Kushtetutën

Deputeti i PD, Agron Shehaj ka marrë pjesë në Komisionin për mandatin e ministres Olta Xhaçkës.

Shehaj ka kërkuar që ministres Xhaçka t’i hiqet mandati por edhe të hetohet nga SPAK, pasi ka shkelur Kushtetutën duke marrë statusin si investitorë strategjike.

“Deputetja me grupin e saj mendojnë të kundërt. Për arsyetim mund të lexoni kërkesën tonë. Kemi denoncuar kudo, por na është mohuar dhe nuk kemi marrë asnjë informacion. Është e pa pranueshme se si Xhaçka ka marrë para duke përdorur kunatën e saj. Skandaloze është se si Rama mbrojti familjen e ministres, duke hedhur poshtë Kushtetutën. Skandali Xhaçka rrit korrupsionin në vend, dhe duhet të hetohet në SPAK.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *