Një 17-vjeçar amerikan ka humbur jetën pasi është qëlluar pesë herë me armë zjarri nga një oficer policie në SHBA.
I mituri, Dalaneo Martin ishte duke fjetur brenda një makine të vjedhur kur oficerët hapën derën fshehtas dhe hynë brenda saj për ta arrestuar. Kamerat e sigurisë në trupin e policit tregon se i dyshuari, në panik e sipër largohet me shpejtësi me një oficer në sediljen e pasme.
Pasi i thotë të ndalojë, oficeri hap zjarr ndaj adoleshentit nga pas duke e qëlluar fatalisht 5 herë.