SHBA, 3 mld dollarë të tjera Ukrainës në ditën e pavarësisë

Qeveria amerikane i ka premtuar Ukrainës mbështetje të mëtejshme në luftën e vazhdueshme kundër Rusisë. Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi të mërkurën në Uashington mbështetje për Kievin në shumën prej gati tre miliardë dollarësh (tre miliardë euro). “Kjo do t’i lejojë Ukrainës të blejë sisteme të mbrojtjes ajrore, sisteme artilerie dhe municione, sisteme të mbrojtjes ajrore pa pilot dhe radarë në mënyrë që të jetë në gjendje të mbrohet në afat të gjatë,” tha Biden. Rusia e ka nisur luftën kundër fqinjit të saj gjashtë muaj më parë. Ukraina gjithashtu festoi të mërkurën 31-vjetorin e pavarësisë së saj nga Bashkimi Sovjetik.

 

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, Presidenti i SHBA tha se kjo tregon “se Ukraina është krenare që është – dhe do të mbetet – një komb sovran dhe i pavarur”. Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të mbështesin popullin ukrainas në luftën e tyre për të mbrojtur sovranitetin e tyre.

Sipas ministrit rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu, lufta në Ukrainë po shkon sipas planit nga perspektiva ruse. “Të gjitha qëllimet do të arrihen,” tha Shoigu për agjencinë e lajmeve Interfax të mërkurën. Objektivat e operacionit special të nisur gjashtë muaj më parë – siç e quan Moska ende luftën – përfshinin çmilitarizimin dhe denazifikimin e të gjithë Ukrainës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *