Sfidë solidariteti dhe miqësore luksi, Real Madridi përballë Milanit në Austri

Në stadiumin “Wörthersee” në Klagenfurt të Austrisë, në orën 18:30 do të zbresin në fushë Milani dhe Real Madridi, në një ndeshje miqësor.

Kjo miqësore luksi, do të jetë edhe një sfidë solidariteti. Ajo do të organizohet nga “Athletes Versus”, një organizatë jofitimprurëse që mbështet atletët në përpjekjet e tyre për të luftuar të gjitha format e diskriminimit, ku “kuqezinjtë” dhe “los blancos” janë bashkë.

Në këtë ndeshje, njëherësh do të revokohet edhe historia e dy klubeve të mëdha. Do të jetë një mbrëmje kujtimesh për Carlo Ancelottin, trajneri i Real Madridit, i cili ka shkruar faqe të paharrueshme në historinë e Milanit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *