Sërish një jetë e humbur nga Covid-19/ MSH publikon shifrat e 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e sotme se një qytetare 79 vjeç nga Tirana ka humbur jetën si pasojë e infektimit me Covid-19. Në 81 testimet e kryera në 24 orët e fundit një qytetar në bashkinë Berat ka rezultuar pozitiv.

Janë 130 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,672 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale vijoi apelin për vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *