Serie A -“Liga e Ferrit” në Europë, Atalanta çmonton skuadrën e Murinjos, bëhet më e ashpër gara për zonën Champions në tabelë

Roma e Murinjos u mund thellë nga skuadra e Atalantës në ndeshjen e fundit të raundit të 31 në Serie A.

Atalanta korri një fitore shumë të rëndësishme pasi e rriti nivelin në ligë dhe pozitat e veta në garën për zonën evropiane në tabelë.

Skuadra zikaltër triumfoi me shifrat 3-1, sidomos falë një pjese të dytë mbresëlënëse ku nuk lejoi ekipin kryeqytetas të hynte në garë.

Gabimet e verdhekuqve në prapavijë ia bënë më të thjeshtë punën skuadrës së Gasperinit, e cila me këtë fitore mbetet në vendin e 7, por tashmë është vetëm 4 pikë larg vendit të katërt në klasifikim, që garanton praninë në Ligën e Kampioneve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *