Serie A ka dënuar shfaqjen e turpshme të tifozave bardhezinj pas gjesteve raciste ndaj sulmuesit të Interit, Romelu Lukaku.
Ky episod i turpshëm solli agravimin emocional të lojtarit Belg, i cili prodhoi konfrontime të shumta në fushë. Pjesmarrja e të dyja ekipeve në konfrontime fizike solli tre kartona të kuq për Lukakun,Kuadradon dhe Handanoviç.
Qëndrimi i marrë nga Lega Serie A vjen përmes një shënimi ku thotë:
“Ndalim i përjetshëm nga stadiumet”
“Lega Serie A dënon fuqishëm çdo episod racizmi dhe çdo formë diskriminimi”
“Disa personazhe të pranishëm në tribuna nuk mund të prishin shfaqjen e futbollit dhe nuk përfaqësojnë mendimet e të gjithë tifozëve dhe entuziastëve në stadium”
“ Klubet e Serisë A, siç kanë bërë gjithmonë, do të jenë në gjendje të identifikojnë fajtorët, duke i përjashtuar ata përgjithmonë nga tribunat.
Fushata “Keep Racism Out” dhe marrëveshja e nënshkruar dy javë më parë me UEFA janë hapa konkretë të angazhimit në këtë betejë të gjatë dhe të pandërprerë, që do të çojë në fiksimin pa vonesë të rezultatit: racistët dhe fyerjet e tyre jashtë stadiumeve”.