Sekuestrohen 53 kg mariuanë pranë kufirit me Greqinë, arrestohet 26 vjeçari

Mbi 53 kg mariuanë janë sekuestruar ditën e sotme në kufirin greko-shqiptar, ku  në pranga ka rënë një i ri shqiptar.

Bëhet me dije se brenda një mjeti janë gjetur dhe sekuestruar 3 çanta që përmbanin 50 pako me 53 kg 20 gram mariuanë.

Sakaq, janë sekuestruar edhe 80 euro dhe 1 celulare e 1 karte SIM e cila i përkiste 26-vjeçarit shqiptar.

Ky operacion është ndërmarrë nga policia greke në zonën e Kozanit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *