Sekuestrohen 300 rrënjë kanabis në Tropojë! 4 persona nën hetim, midis tyre kryepleqtë e fshatit

Ditën e sotme në Tropojë policia ka sekuestruar mbi 300 rrënjë kanabis. Mësohet se nën hetim janë vënë 4 persona, ndërsa 1 shtetas është shpallur në kërkim. Zonat ku u pikas kultivimi i lëndës narkotike janë në fshatin Salcë dhe në fshatin Padesh.

Nën hetim rezultojnë: dy inspektorët e pyjeve dhe mjedisit, Jetnor Tafaj dhe Ardit Qehaja, kryeplaku i fshatit Salcë Marash Dedndreaj dhe kryeplaku i fshatit Buçaj Murat Qelia. Ndërsa në kërkim është shpallur M.D, si autor i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Padesh. Këta persona kishin përshtatur banesa të ndryshme për kultivim kanabisi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Shpallet në kërkim 1 shtetas i dyshuar për kultivimin e disa bimëve narkotike, procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas të tjerë.

Strukturat e DVP Kukës, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policore se mund të ketë tendencë për kultivim.

Si rezultat i kontrolleve janë konstatuar dy raste të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Salcë dhe në fshatin Padesh. Është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit M. D., autor i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Padesh. Në vijim të veprimeve hetimore u proceduan në gjendje të lirë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit: M. D., banues në fshatin Salcë, me detyrë kryeplak i fshatit Salcë, A. Q., banues në fshatin Tetaj, me detyrë Inspektor për Pyjet dhe Mjedisin në Bashkinë Tropojë, J. T., banues fshatin Buçaj, me detyrë Inspektor për Pyjet dhe Mjedisin dhe shtetasi M. Q., kryeplak i fshatit Buçaj.

Vijon puna për identifikimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *