S’bëhej fjalë të kishe çakmak, Hoxha për shoqërimin e tij në polici: Më kanë hequr dhe llastikun e tutave dhe lidhëset e këpucëve

Gazetari  Artan Hoxha ka komentuar ngjarjen e rëndë të ndodhur në komisariatin e Kamzës ku ka humbur jetën një 26 vjeçar.

Hoxha ka theksuar se kjo është një ngjarje e rëndë pasi ato janë ambiente nën mbrojtjen e policisë së Shtetit dhe fatkeqësisht ka humbur jetën një i ri.

Ndër të tjera gazetari ka bërë me dije se jo vetëm të burgosurit por as vetë efektivëve të policisë nuk u lejohet që të ketë një mjet ndezës në ambientet e burgut, por kjo tregon mungesën e profilit dhe të kualifikimit të policisë.

“Në momentin që të vendosen prangat policia e shtetit është përgjegjëse. Kur ka humbur jetën një qytetar në ambientet e policisë së shtetit është shumë e rëndë. Vetëm viktima në këtë rast ka qenë i ndaluar mbi 20 herë, personi tjetër kishte hedhur bashkëshorten para pak ditësh nga kati i tretë. Në pamje të parë nuk mund të trajtohen si persona me rrezikshmëri të lartë dhe policët atje nuk janë trajnuar që të marrin profilin e një të burgosuri dhe të bëjnë dallimet në lidhje me rrezikshmërinë.

Dy oficerët e policisë janë përpjekur që të fikin vetë zjarrin dhe një prej tyre është në gjendje të parë por aty duket se nuk kishte dritare dhe menjëherë është kërkuar që të mbyllen ato ambiente.

Ngjarja do një hetim të thellë dhe një marrje masash nga policia e shtetit, pasi atij i është lënë një mjet ndezës. Ai është përdorues duhani dhe polici në këtë rast nuk duhet që të mbajë edhe vetë shkrepëse”, ka thënë Hoxha.

Gazetari Hoxha gjithashtu ka treguar se ai është shoqëruar edhe vetë në polici dhe efektivët i kanë hequr edhe llastikun e tutave e jo më të kishte mjete djegëse me vete.

“Unë një person i shoqëruar dhe më kanë heq lidhëset e këpucëve, rripin dhe llastikun e tutave pasi mendon se janë mjete që mund të përdoren për ti bërë dëm vetes. Duhet që të bëhet një profil i të shoqëruarit por policët nuk janë të trajnuar për një gjë të tillë. Nëse ti nuk e di se personat që janë aty janë problematik dhe u lejon mjete që nuk duhen shkakton dhe ngjarje të tilla”, është shprehur ndër të tjera ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *