Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela kërkojnë pafajësinë në Gjykatën e Lartë

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i dënuar me 3 vite 4 muaj burg për shpërdorim detyre i është drejtuar me postë gjykatës së lartë duke kërkuar pafajësi. Tahiri u dënua në 4 shkurt, nga gjykata e apelit dhe momentalisht është duke vuajtur dënimin në burgun e Fierit.

Përmes avokatëve të tij mbrojtës, Tahiri kërkon të shpallet i pafajshëm me pretendimin se prokuroria nuk ka asnjë provë ndaj tij. Edhe ish-drejtori I policisë së Vlorës Jaeld Çela i dënuar me të njëjtën akuzë kërkon nga të shpallet i pafajshëm nga gjykata e lartë. Çela e ka përfunduar dënimin, pasi është liruar me kusht.

Nga ana prokuroria e posaçme i ka kërkuar gjykatës së lartë që të prishë dënim për shpërdorim detyre ndaj dy zyrtarëve të lartë dhe të nisë gjykimin nga e para. SPAK kërkon pretendon se ka prova të mjaftueshme që Tahiri e Çela të dënohen për grup të strukturuar kriminal, veprime në kuadër të grupit kriminal dhe trafik të lëndëve narkotike. Sipas prokurorisë, ata kanë bashkëpunuar me grupin e Habiljave, që janë dënuar në Itali për trafik të lëndëve narkotike.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *