“Sa e ke buxhetin?”/ Duma debat me Muzhaqin: Nuk keni shifra! Ministrja: Janë në INSTAT, bëjeni vetë llogarinë

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë ka nisur me debate mes opozitës dhe mazhorancës.

Teksa diskutohet projektligji i buxhetit 2023, kryetarja e Komisionit, Grida Duma i drejtoi pyetje ministres së Rinisë Bora Muzhaqi për shifrën e buxhetitl për të cilën tha se është 5 miliardë lekë. Por, fakti që nuk ka bërë një ndarje se sa shkonte për fëmijët e sa shkonte për të rinjtë, Duma ndërpreu mbledhjen për disa minuta.

Sipas Dumës, mazhoranca nuk ka bërë ndarje të qartë të fondit se sa shkon për fëmijët dhe për të rinjtë.

Në diskutim u përfshi edhe Albana Vokshi, e cila tha se qytetarët duan qartësi dhe jo fjalë.

Grida Duma: Sa e ke buxhetin për fëmijët?

Bora Muzhaqi: 5 miliardë lekë.

Grida Duma: Sa për fëmijët dhe të rinjtë?

Bora Muzhaqi: E ke shifrën te Instati, mund ta bëni llogaritjen.

Grida Duma: Nuk e ke shifrën. Buxheton për rininë dhe nuk bën një krahasim mes 2022 dhe 2021. Po mbroni të pambrojtëshmen. Nuk e mbron dot veten se nuk mundet. Marrin dhe masa disiplinore në komision. Ne dhe ju dini shumë mirë.

Ilir Metaj: Nëse nuk ju pëlqen përgjigja, vazhdoni aty.

Grida Duma: Mbylle komisionin.

Albana Vokshi: Nuk bëhet kështu. Duam përgjigje të saktë, ndaj kemi ministren këtu.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *