Rusja që u arrestua në Gramsh del përpara gjykatës; mësohet çfarë ka kërkuar prokuroria

Svetlana Timofeeva, shtetasja ruse që u kap në uzinën e Gramshit dhe akuzohet për spiunazh, u paraqit sërish përpara gjykatës, këtë herë me kërkesë të prokurorisë. Kjo e fundit ka kërkuar zgjatjen e afateve të paraburgimit.

Sakaq, pala mbrojtëse ka kundërshtuar pasi Timofeeva ka kaluar afatet e paraburgimit dhe duhet të ishte liruar nga burgu.

Gjyakata e Elbasanit ka pranuar të shqyrtojë kërkesën e prokurorisë për shtyrjen e afatit të masës së sigurisë.  Kjo ka bërë që mbrojtja të kërkojë përjashtimin e gjyqtarit. Por, gjyqtar i çështjes është kryetarja e gjykatës, dhe për këtë shkak kërkesën për përjashtim duhet ta shqyrtojë gjykata e Apelit në Tiranë

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *