Rusia s’i ndal bombardimet, 3 të vdekur dhe 12 të plagosur në rajonin e Donetskut në 24 orët e fundit

Tre civilë u vranë dhe 12 u plagosën nga bombardimet e forcave ruse në rajonin Donetsk të Ukrainës në 24 orët e fundit.

Kreu i administratës ushtarake rajonale, Pavlo Kyrylenko, bëri të ditur lajmin përmes një postimi në Telegram, sipas Ukrinform.

Kyrylenko saktësoi se dy persona vdiqën në Udachne dhe një në Pokrovsk.

Që nga fillimi i pushtimit rus, 623 civilë janë vrarë dhe 1,598 janë plagosur në rajonin e Donetsk.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *