“Rusia mbyll rubinetin”, ndërpret furnizimin me gaz

Rusia ka filluar të bllokojë furnizimin me gaz në Poloni, raporton Reuters, duke cituar të dhëna nga rrjeti i operatorëve të transmetimit të gazit të Bashkimit Evropian.

Shkak për këtë të fundit është bërë refuzimi i Polonisë për të paguar gazin në monedha ruse.

Nga ana tjetër kompania shtetërore  polake e gazit pohon se nuk ka shqetësime të menjëhershme për furnizimin.

Kërkesa është gjithashtu më e ulët me ardhjen e verës në vend. Si dhe depoja nëntokësore e gazit është pothuajse 80% e mbushur.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *