‘Rrugorja’ e Tiranës bën bilancin e javës që lamë pas/ Ja për çfarë janë ‘ndëshkuar’ drejtuesit e mjeteve

Policia Rrugore e Tiranës ka bërë publike masat e marra ndaj shoferëve të mjeteve që nuk kanë respektuar rregullat e qarkullimit rrugor, javën që lamë pas. 21 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. Ndërsa 78 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë ndëshkuar me masë administrative 406 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

324 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha, dhe po kaq drejtues janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Javën që lamë pas janë vendosur 259 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe mospërdorim të jelekëve fosforeshent, nga drejtuesit e motomjeteve.

Gjithashtu, në njoftimin e Policisë Rrugore, bëhet me dije se vëmendje e veçantë i është kushtuar mosrespektimit të tabelës “Stop” dhe për këtë shkelje janë vendosur 46 masa administrative.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *