Rrufeja godet rrjetin e energjisë elektrike në minierën e Trepçës, mbeten të bllokuar 130 punëtorë

Rrjeti i energjisë elektrike në minierën e Trepçës në Kosovë është goditur nga rrufeja. Si pasojë e goditjes kanë mbetur të bllokuar 130 punëtorë.

Pas kësaj ngjarjeje drejtuesi i Trepçes ka njoftuar se është verifikuar problemi dhe janë duke i nxjerrë minatorët nga miniera. Sipas tij gjendja e punëtorëve është e mirë, pasi kishin mbetur të bllokuar në horizontin 11, 10 dhe 9.

Nuk dihet ende se sa prej tyre janë nxjerrë nga miniera dhe se sa i rëndë është problemi pas goditjes nga rrufeja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *