Nisja e vitit të ri akademik ka nisur me bojkto të mësimit nga pedagogët ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më parë.
Pedagogu Aleksandër Biberaj i cili i është bashkuar protestës në ditën e parë të vitit të ri akademik ka paralajmëruar se ky qëndrim do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre duke shtuar se nuk ka proces mësimor pa u plotësuar kërkesat.
Në një prononcim për mediat, Biberaj tha se qeveria nuk pranon të diskutojë me stafin akademik duke vënë në lojë kërkesat e tyre. Ai shtoi se pagat në Shqipëri janë qesharake duke kërkuar që të paktën ato të vihen në nivelin e vendeve të tjera në rajon.
“Duhet ta korrigjojmë terminologjinë. Nuk bëhet fjalë për bojkot. Bëhet fjalë për protestë. Nuk kemi pasur mundësi për kërkime shkencore. Është protestë për dinjitetin e pedagogëve. Sot nuk ka pasur mësim nuk do ketë as në ditët në vijim. Nuk do të ketë proces mësimor për sa kohë qeveria do fillojë të tallet me ne. Sindikatat kanë një qëndrim të tyre. Ne jemi në unison. Ata që kanë një pozicion administrative kanë një qëndrim të veçantë. Nuk do të ketë proces mësimor për sa kohë nuk realizohen kërkesat tona. Nuk ka proces mësimor pa u realizuar kërkesat tona. Ne kemi pasur në orën 9 një takim me studentë të viteve të para. Por proces mësimor nuk ka. Mund të ketë profesorë që mund të zhvillojnë ndonjë orë por është një maxhorancë absolute që mbështet protestën. Kemi përballë një qeverisje që nuk merr vesh nga kërkesat por edhe tallet. Janë të gjitha kërkesa të realizueshme.
Është kryeneçësia e qeverisjes që nuk pranon të debatojë dhe as të negociojë. 15% është qesharake. Pagat tona janë qesharake. Unë kam një profesoreshë këtu me 40 vite punë dhe nuk merr as 1 milion lekë të vjetra. Nuk po kërkojmë luks. I dimë situatat ku po kalon vendi por një përafrim me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Minimumi duhet të ishte 50%. Profesorë të rinj nuk guxojnë të krijojnë familje dhe të marrin një shtëpi. Nuk i njeh kjo qeveri negociatat. Një profesor i papaguar është e vështirë te jetë profesor i mirë në auditor. Paga është edhe dinjitet. Duhet parë në këndvështrim më të përgjithshëm. Është një analizë shkak pasojë që bëhet.
Studentët po bashkohen me protestën tonë. Duke qenë se niveli i pagave është në minimum ka kolegë që detyrohen të bëjnë disa punë. Nuk ka profesor në perëndim që bën disa punë. Unë jam për të vazhduar protestën nën stop. Unë shpreh opinionin tim dhe të kolegëve. Secili ka mendimet e veta. Është një maxhorancë absolute që bashkohet me këtë lëvizje. Efekti buxhetor është disa milionë euro. Studentët me kë do bëjnë mësim nëse nuk futemi në auditor. Kurrikula do realizohet. Sot është dita e parë, kemi mirëkuptim të plotë nga ana e tyre”, u shpreh Biberaj.