Rrëzohet nga shkallët, biznesmeni i njohur nga Saranda në gjendje kritike për jetën

Biznesmeni i një hoteli në Ksamil, Pëllumb Keqi, 47 vjeç, u aksidentua ditën e sotme në Sarandë. Mësohet se pronari i hotel “Mare” është rrëzuar nga shkallët dhe si rrjedhojë ka pësuar trauma në trup, kryesisht në qafë.

Raportohet se ai ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Sarandës, por si pasojë e gjendjes të rëndë, ka qenë i detyrueshëm transporti tij me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ende nuk bëhet me dije gjendja e 47-vjeçarit ndërkohë që policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *