Rrëzohet kamioni në pikën e grumbullimit të inerteve, ndërron jetë shoferi (Emri)

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë natës në zonën e Mallakastrës.

Bëhet me dije se kamioni është rrëzuar në një pikë grumbullimi të inerteve, ku për pasojë ka humbur jetën shtetasi Ferdi Metushi, 59 Vjeç.

Njoftimi i Policisë:

Gjatë natës, në fshatin Mollaj, Ballsh, në një pikë të grumbullimit të inerteve, është rrëzuar mjeti tip “Man” me drejtues shtetasin F. M., 59 vjeç, banues në Boçovë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *