Ronaldo, gati të largohet nga Juve! Ai dëshiron Real Madridin ose PSG-në

Versioni online i “AS”, gazetës së njohur sportive spanjolle, nuk ka dyshime: Cristiano Ronaldo ka kërkuar të largohet nga Juventusi prej të paktën gjashtë muajsh dhe nuk ka ndryshuar mendje, pavarësisht ardhjes së Allegrit në stolin bardhezi.

E ardhmja e portugezit, sipas gazetës spanjolle, ndërthuret me atë të Kylian Mbapé. Nëse sulmuesi francez do të kalojë nga PSG te Real Madridi, atëherë Ronaldo do të fluturonte në ekipin parizien. Përndryshe, Real Madridi do të ishte destinacioni më i njohur për CR7.

Në fakt, presidenti Florentino Perez ia kishte mbyllur dyert e kthimit deri para një viti. Mesa duket, “shkes” për ta parë sërish 36-vjeçarin me fanellën e bardhë është bërë Carlo Ancelotti.

Marrëdhënia e shkëlqyer e portugezit me trajnerin aktual të “Los Blancos”, edhe ai i rikthyer në “Bernabeu”, do ta favorizonte kalimin e Ronaldos te mbretërorët spanjollë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *