“Rithemelimi” mori kontrollin/ Mbështetësit e Bashës ikën

Grupi i “Rithemelimi” ka marrë kontrollin e selisë së Partisë Demokratike që nga dita e premte, menjëherë pasi Gjykata e Tiranës njohu Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Belind Këlliçi tha se puna për heqjen e dyerve të blinduara vazhdon  dhe se asnjë nga mbështetësit e Bashës nuk është paraqitur në seli.

“Kam qenë në tre ditët e fundit në seli. Një lajm i mirë që ka qytetarë që janë rikthyer. Askush nga mbështetësit e zotit Basha nuk kanë qenë prezentë. As zoti Alibeaj, kryetar grupi se nuk ka kryetar të komanduar është shkarkuar. Në godinë nuk ndodhet askush. Në ndryshim nga ata mentaliteti ynë është përbashkues. Mund të vinë kur të duan. Janë zhdukur nga dita e premte kur ne vajtëm në seli”, u shpreh Këlliçi në ABC.

Deputeti konfirmoi po ashtu edhe ndryshimet në zyrën e shtypit. Ai tha se në këtë zyrë ndodhet vetëm Silvi Bardhi. “Në zyrën e shtypit nuk ndodhet asnjë tjetër përveç zonjës Silvi Bardhi. Kemi rikthyer në punë rojen”, theksoi ai./ Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *