Rikthehet i nxehti afrikan, ja sa pritet të shkojnë temperaturat këtë fundjavë

Temperatura të larta priten edhe gjatë kësaj jave në vend, duke arritur në vlerat 39-40°C në hije.

Moti pritet të jetë i kthjellët dhe i qëndrueshëm por nuk do të mungojnë as alternimet e vranësirave të pakta por hera-herës edhe mesatare. Në relievet malore në lindje si dhe zonën e jugut vranësirat hera-herës deri të dendura por kalimtare.

Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-5m/s ndërsa në bregdet dhe lugina me rrahje deri në 8-10m/s.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *