Reshjet intesive/ Del nga shtrati lumi Ishëm, përmbyten tokat bujqësore

Prej më shumë se 24-orëve të fundit, vendi ynë është përfshirë nga reshtjet intesive të shiut. Gjatë natës të sotme, si pasojë e prurjeve të mëdha, lumi Ishëm në Fushë-Krujë, ka dalë nga shtrati.

U mësua se uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore kryesisht në fshatin Murqinë dhe Mallkuç, ku niveli i ujit neper ara shkon në rreth 50 cm. Aktualisht janë rreth 10 banesa të izoluara nga uji në fshatin Murqinë dhe Mallkuç.

Fatmirësisht reshjet kanë pushuar dhe nuk ka përkeqësim te situatës, ndërkohë që niveli i ujit vijon të jetë i njëjtë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *